close
VendiVideo

INTERNETI & FËMIJËT: KONTROLL DHE EDUKIM

2016-07-02_171929

Përdorimi pa kriter i internetit nga të rinjtë, e kryesisht fëmijët,  është kthyer tashmë në preokupim shoqëror, që kërkon përgjigje kompetente. Rreziqet më të mëdha që u kanosen , janë pa dyshim qasja në lojëra të dhunshme, video me skena agresive, të cilat mund të ndikojë drejtëpërdrejtë në krijmin e personalitetit të fëmijëve. 

Sipas psikologëve, qasja në internet nën kontrollin e prindërve apo kujdestarit është i domosdoshëm. Ata pohojnë se internet ndikon negativisht dhe se e zbeh komunikimin normal të fëmijëve.

Në anën tjetër profesori universitar Bujar Raufi shprehet se përdorimi i internetit në periudhën dhjetëvjeçare është rritur tej mase.

Ndërkaq prindërit shprehen se kontrolli prindëror dhe limiti kohor se sa ata mund të qëndrojnë përpara kompjuterit është i domosdoshëm dhe parandalon cfar do lloj keqpërdorimi nga ana e fëmijëve.

Në kohën kur teknologjia tashmë përdoret në masë të madhe, shmangia nga interneti është i pamundur. Rekomandimi i psikologëve është që fëmijët ta shfrytëzojnë internetin për qëllime edukative, ndërkaq prindërit të jenë më të kujdesshëm se në çfarë motor kërkimi fëmijët e tyre kanë qasje. /L. Ameti/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia