close
Top LajmeVendi

INTERVISTË ME ISH-PRESIDENTIN E PARLAMENTIT EVROPIAN MARTIN SHULC

Screenshot_1

Optimizëm dhe rezerva për zgjerimin e BE-së


-Zoti Shulc reaguat si një optimist i matur. Pse jeni i rezervuar rreth mundësisë për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian?

Ajo që më bën optimist të matur është përvoja ime prej 25 viteve në politikën evropiane. Javën e kaluar votova për hapjen e negociatave aderuese në Bundestagun gjerman, por Qeveria gjermane është njëra prej 28 të tjerave. Por, nëse edhe në Hagë, në Paris ose në Vjenë do të mendohet në këtë drejtim – nuk e di. Ndjej se PO, jam optimist relativ se do të ketë një votim njëzëri në mesin e Tetorit, por nuk mund t`ju jap garanca.”

-A është Bashkimi Evropian një familje e lumtur?

Jo, ne nuk jemi një familje e lumtur.

-Por, kur u bëtë një familje jo e lumtur? Ju vetë përmendët se në vetë fillimet, organizata ishte një sukses i madh?

Ishte shumë e suksesshme por prej se vendet anëtare filluan sërish të flasin “së pari vendi im, e më pas të tjerët” punët filluan të shkojnë në drejtim tjetër. Kjo ndodhi në mesin e dekadës së kaluar. Pas rënies së perdes së hekurt, në fillim të këtij mijëvjecari rreth vitit 2000 kishte një optimizëm të madh nëpër botë, vecanërisht në Evropë se ajo me vlerat e saja dhe fuqinë ekonomike do të ketë një rol kyc në botë. Por nga mesi i asaj dekade pas referendumit për Kushtetutën e BE-së. Në Francë e Holandë filloi procesi i rinacionalizimit, që shkonte në interest ë nacionalistëve. Për këtë shkak asnjë vend, as edhe Gjermania me 82 milion banorë, e as një vend si Maqedonia e Veriut, nuk mund të mbijetojë e vetme në mes të garës politike e ekonomike në shekullin 21. Evropa është e fuqishme vetëm e bashkuar”.

-Sipas mendimit Tuaj, në ç`drejtim po lëvizin gjërat në Bashkimin Evropian?

Nëse, për shembull gjërat shkojnë në drejtim sikurse në fjalimet e Presidentit Macron ose marrëveshjes mes koalicionit që ne e miratuuam në Berlin, do të jetë mirë. Në drejtimin ku vendet anëtare dhe institucionet e BE-së punojnë bashkë në interes të qytetarëve të tyre. Nga ana tjetër, nëse shkohet në drejtimin e Salvinit në Itali, ose të zonjës Le Pen në Francë, ose zotit Orban në Budapest – që thonë se BE-ja është një djall, se duhet ti jepet fund bashkëpunimit në BE, që të shkatërohet BE-ja, kurse ata këtë haptazi e thonë. Orbani thotë “së pari vendi im, e pastaj të tjerët”. Nëse shkojmë në këtë drejtim të nacionalizmit dhe rinacionalizimit – Evropa do të humbë”

-A pajtoheni me ish-Diplomatin amerikan Ves Miçel, i cili thotë se nëse BE-ja lë një hapësirë të zbrazët këtu, Rusia dhe Kina, do të hyjnë me ndikime të ndryshme?

Po, pajtohem me këtë, ai ka plotësisht të drejtë. Është e qartë se ekonomikisht dhe politiksht Rusia dhe Kina janë shumë aktiv. Unë shpeshherë kamë thënë, në Serbi për shembull, që luhatet shumë, se nëse Serbia vendos të bashkëpunojë me Federatën ruse, se kjo nuk është një lajmi mirë për rajonin. Për shkak se është një ndër vendet kyce të rajonit dhe do të marrë rrugë tjetër, që shpresoj se nuk do të ndodh. Por, kjo varet vetëm nga Beogradi, kurse varet edhe nga gatishmëria e BE-së që t’i kyç vendet, si vendin tuaj, në drejtim të Evropës. Deri më tani Michel kishte të drejtë. Por, atë që unë e kritikoj në fjalimin e tij është fakti se tash për tash SHBA-të, veçanërisht Presidenti i SHBA-ve, ka një qëndrim të qartë – ka deklaruar se NATO-ja është një organizatë irelevante dhe se dëshiron ta shkatërojë BE-në. Kjo është kontradiktore, Uashingtoni nga njëra anë, Presidenti nga ana tjetër, kurse ish – ndihmës sekretari shtetëror me qëndrimet e tij. Do të duhet që amerikanët ta sqarojnë pozicionin e tyre. /Intervistoi Biljana Georgievska – Klan Maqedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia