close
Vendi

INVESTIME NË NDËRLIDHJEN ME GAZ TË MAQEDONISË SË VERIUT ME GREQINË

gaz

Banka Europiane e Investimeve jep kredi prej 28.9 milionë Euro për ndërtimin e interkonjeksionit


Projekti për ndërtimin e interkonjeksionit të furnizimit me gaz natyror mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë shihet si një masë afatshkurtër që synon lehtësimin e një kalimi gradual drejt energjisë së pastër, me gazin natyror si lëndë djegëse tranzicioni. Ndërtimi i seksionit të interkonjeksionit të gazit prej 68 km do të lidhë Maqedoninë e Veriut me tregjet gjithnjë e më të diversifikuara të gazit natyror në Greqi dhe do të ndihmojë në integrimin e Maqedonisë së Veriut në tregun rajonal dhe atë të energjisë në BE.

Ky projekt do të sigurojë stabilitet në furnizimin me burime re reja energjetike, para së gjithash për industrinë vendase.

Maqedonia e Veriut tashmë ka plane për të kthyer dy termocentrale me lëndë djegëse fosile në objekte me gaz. Termocentralet e planifikuara për konvertim janë termocentrali me naftë në Negotino si dhe njësia e parë me qymyr në Manastir. Ky shtet ballkanik është në bisedime me General Electric Investment për ndërtimin e një termocentrali me gaz në qytetin jugperëndimor të Manastirit. Gjithashtu si pjesë e një plani për heqjen graduale të qymyrit, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar memorandume me Greqinë për furnizimin me gaz natyror dhe energji elektrike të prodhuar në termocentralin e ardhshëm me gaz të vendit fqinj, me qëllim të braktisjes së qymyrit.

Ndërlidhja e gazit Maqedoni e Veriut-Greqi do të ndihmojë rajonin e Ballkanit Perëndimor të largohet gradualisht nga qymyri, duke rritur lidhjen dhe krijimin e kushteve për një treg të përbashkët rajonal dhe tërheqjen e investimeve të reja.

Me këto financime Banka Europiane e Investimeve  ka synim për të rritur sigurinë energjetike në Ballkanin Perëndimor. Projekti per interkonjeksionin është një investim kryesor bazuar në Planin Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Investimi është klasifikuar si një projekt me interes të ndërsjellë nga Komuniteti i Energjisë dhe është një nga investimet kryesore sipas Planit Ekonomik dhe Investimeve të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Huaja e Bankës Europiane tu Investimeve  për Maqedoninë e Veriut plotëson një grant prej 12.4 milionë Euro nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor për asistencë teknike. Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, Banka Europiane e Investimeve  ka investuar 144 milionë Euro në Maqedoninë e Veriut për të mbështetur rimëkëmbjen më të shpejtë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe zhvillimin e infrastrukturës jetike.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia