Irak: Mbi 23 viktima nga luftimet e përgjakshme

FORCAT IRAKIANE TË SIGURISË DHE MBËSHTETËSIT E NJË KLERIKU TË FUQISHËM SHIIT PËRPLASEN NË BAGDAD

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Nga perplasjet e dhunshme mes forcave irakiane të sigurisë dhe mbështetësve të një kleriku shiit në Bagdad kane mbetur te vrare mbi 20 persona. Per ngjarjet ka reaguar edhe OKB duke bere thirrje per qetesim te situates.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën pas përleshjeve të dhunshme mes forcave të sigurisë në Irak dhe mbështetësve të një kleriku të fuqishëm mysliman shiit.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP 350  njerëz u plagosën  gjatë këtyre luftimeve të cilat cilësohen si  më të këqija që ka parë kryeqyteti i Irakut ndër vite.

Pjesa më e madhe e luftimeve është përqendruar rreth Zonës së Gjelbër të qytetit, një zonë që strehon ndërtesa qeveritare dhe ambasada të huaja. Stafi i ambasadës holandeze u detyrua të transferohej në misionin gjerman për shkak të përplasjeve.

Mësohet se dhuna filloi pasi   politikani dhe udhëheqësi i milicisë irakiane  MoKtada al-Sadr njoftoi tërheqjen nga politika. Blloku i tij fitoi shumicën e vendeve në parlament tetorin e kaluar, por ai ka refuzuar të negociojë me grupet shiite të mbështetura nga Irani për të formuar një qeveri. Si rezultat, ka pasur një vit paqëndrueshmërie politike.

Mustafa al-Kadhimi, kryeministri i përkohshëm i Irakut – dhe aleati i Sadr – ka shpallur një shtetrrethim mbarëkombëtar pas trazirave në disa qytete të tjera.

Irani ka mbyllur kufijtë e tij me Irakun në mes të luftimeve dhe Kuvajti u ka kërkuar qytetarëve të tij që të largohen menjëherë nga vendi.

Sakaq, një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres tha se ai ishte i alarmuar nga ngjarjet dhe bëri thirrje për “hapa të menjëhershëm për të de-përshkallëzuar situatën”./KlanNews

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share