close
Bota

IRAN: ARRESTOHEN DISA PERSONA PËR RRËZIMIN E AVIONIT

thumbs_b_c_b902b9b03602c1bf9e93aadaf1231f20

Disa persona janë arrestuar në Iran në lidhje me rrëzimin aksidental të avionit ukrainas të pasagjerëve. Një zëdhënës i qeverisë iraniane tha se hetimi mbi aksidentin vazhdon, por nuk dha më shumë detaje. Presidenti Hassan Rouhani tha se hetimi do të mbikëqyrej nga një trupë speciale. Avioni i Ukrainian International Airlines, PS752, u rrëzua pak pas nisjes në fluturim nga Teherani, të mërkurën e shkuar, duke i marrë jetën 176 personave në bord. Pjesa më e madhe e tyre ishin shtetas iranianë dhe kanadezë. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia