Ministria e Mbrojtjes së Iranit ka konfirmuar vrasjen e Mohsen Fahrizadeh, shkencëtarit dhe ekspertit kryesor në Programin bërthamor të Iranit. Ai është vrarë në afërsi të Teheranit – ka njoftuar televizioni iranian Press.
Fahrizadeh I ka mbijetuar një atentati para disa vitesh, por kësaj radhe është vrarë. Pretendohet se është vrarë bashkë me truprojat e tij në rajonin Davamandu, në afërsi të Teheranit. /KlanMacedonia