close
Bota

IRANI KËRCËNON SËRISH BRITANINË PAS INCIDENTIT ME CISTERNËN

Screenshot_6

Kapja e cisternës iraniane të naftës nga marinsat britanikë, javën e kaluar në ujërat e Gjibraltarit, nuk do të kalojë pa përgjigje, tha shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit, gjeneral-major Mohammad Bagheri.

Të enjten e kaluar, marinsat britanikë u ndihmuan zyrtarëve në Gjibraltar të kapin super-cisternën Grace 1, pasi dyshohej se ajo bartte naftë nga Irani në Siri, në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian.

“Kapja e cisternës iraniane të naftës, bazuar në justifikime të fabrikuara, nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha Bagheri. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia