close
Bota

IRANI “VEPRIME KONKRETE” PËR MARRËVESHJEN BËRTHAMORE

Screenshot_6

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javaz Zarif, i bëri thirrje Kinës, Rusisë dhe partnerëve të tjerë që të ndërmarrin “veprime konkrete” për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, nga e cila SHBA-ja është tërhequr një vit më parë. Zarif i bëri komentet me të arritur në Pekin, ku do të takohet me homologun e tij kinez, Wang Yi.

Kina është nënshkruese e marrëveshjes bërthamore, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Javën e kaluar, Teherani ka thënë se do të ndalojë së zbatuari një pjesë të marrëveshjes, nëse nënshkruesit e tjerë të saj, brenda 60 ditësh, nuk ndërmarrin hapa për ta mbrojtur Iranin nga sanksionet. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia