close
Bota

IS KONFIRMON VDEKJEN E KOMANDANTIT KRYESOR

E51AF92C-A105-47C1-A786-95AD5331C192_w987_r1_s

Një medie e drejtuar nga i ashtuquajturi Shtet Islamik ka njoftuar se një nga komandantët kryesorë të grupit militant, Umar al-Shishani, është vrarë në luftime në veri të Irakut.

Agjencia e lajmeve Aamaq tha se Shishani është vrarë në qytetin Al-Shirqat, derisa ka qenë duke luftuar kundër forcave qeveritare irakiane.

Pentagoni ka thënë qysh në muajin mars se Shishani është vrarë nga një sulm ajror i SHBA-së në Siri, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga militantët. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia