close
KultureVendi

ISAK SHERIFI ME VËLLIM TË RI: TRANZICIONI POLITIK NË EVROPËN JUG-LINDORE

Screenshot_1

Tranzicioni ndërkombëtarizoi edhe çështjen shqiptare


“Tranzicioni politik dhe konfliktet në ish-Jugosllavi” është titulli i librit të fundit me autor Isak Sherifi. Në këtë libër ai trajton tranzicionin politik në kohën e ndryshimve të mëdha në Evropën jug-lindore e veçanërisht në ish- Jugosllavi.

Në librin me titull “Tranzicioni politik dhe konfliktet në ish-Jugosllavi” autori Isak Sherifi bazuar në shtypin dhe dokumetet e kohës, mundohet të jap përgjigje në pyetjet se si u gjend faktori politik në Kosovë dhe çfarë u ndërmor nga politika shqiptare në ish-Jugosllavi, kundrejt këtyre ndryshimeve politike, cili ishte roli i organizimeve politiko-shqiptare dhe ç’funksion kishin këto organizime në avancimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve aso kohe. Gjithashtu në këtë libër është trajtuar edhe konflikti shqiptaro-maqedon dhe si shtypi e ka parë këtë konflikt. Autori për televizionin Klan Maqedoni shprehet se ky është vetëm vëllimi i parë që trajton këtë çështje.

Kur është fjala për çështjen shqiptare, diplomacia ndërkombëtare nuk është se nuk është marrë me të, mirëpo atëherë e sot problemi i shqiptarëve vazhdon të jetë në tavolinë. Autori për këtë thotë se që nga vitet e 90 tranzicioni te shqiptarët ka ndodhur si pasojë e përplasjeve të vazhdueshme.

Të gjithë ata që do shfletojnë librin e Sherifit, do vërejnë se përpos konfliktit në Kosovë, në vazhdimësi ai ka sqaruar edhe konfliktet në pjesë tjera të ish- Jugosllavisë ku u zhvilluan luftëra të përgjakshme e që më pas do pasojnë marrëveshjet ndërkombëtare si Marrëveshja e Dejtonit, e Rambujesë, si dhe Marrëveshja e Ohrit që i dha fund kunfliktit shqiptaro -maqedonas. /Lulzime Ameti/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia