close
Bota

ISH-KANCELARI AUSTRIAK, KURZ TËRHIQET NGA POLITIKA

kurz

35-vjeçari ka deklaruar se dëshiron të kalojë më shumë kohë me familjen

Ish-kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz së shpejti do të tërhiqet nga politika.

Arsyeja përfundimtare e këtij hapi është lindja e djalit të tij”, shkruan gazeta ”Kronen Zeitung”.

Për dhjetë vite, Sebastian Kurz është angazhuar në Austri në poste të ndryshme qeveritare por muajt dhe javët e fundit sipas tij kanë qenë të vështira. Kurz ka deklaruar se entuziazmi i tij për politikën është zbehur dhe se tani që është bërë baba, prioritetet e tij kanë ndryshuar.

Roli i tij aktual si kreu i Partisë Popullore Konservatore Austriake do të merret nga ministri i Brendshëm, Karl Nehammer.

35-vjeçari po hetohet nga Prokuroria Publike për Çështjet Ekonomike dhe Korrupsionin. Ai dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë politikë dyshohen nga prokuroria se kanë publikuar në media sondazhe të manipuluara. Për këtë qëllim thuhet se janë shpërdorur fonde publike por Kurz, mohon këto akuza.

Në mesin e Nëntorit, parlamenti austriak votoi për heqjen e imunitetit të ish-kancelarit.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia