Ish-komandanti i NATO-s në Tiranë për çështjet e sigurisë

Jones: Ballkani Perëndimor nën kërcënimin rus

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në konferencën për çështjet e sigurisë, ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i SHBA-së dhe ish-komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Europë, James L. Jones tha se “Putin i ka bërë keq llogaritë kur vendosi që të pushtonte Ukrainën”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Gjatë kohës që shërbeja në NATO kam qenë i bindur se Europa qendrore dhe ajo lindore do të ishin kufijtë e ardhshëm të mbrojtjes në Europë. Ne kemi kuptuar tashmë rëndësinë gjeostrategjike që ka mbrojtja e kontinentit të vjetër. Edhe pse Vladimir Putin vijon të thotë se është një çështje ushtarake unë nuk pajtohem sepse kemi të bëjmë me një cështje ekonomike, teknologjike, e përfshirjes së mediave sociale. Në konceptin strategjik “Komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për të vendosur se çfarë është e rëndësishme per mbrojtjen e Europës nga agresioni rus”.

Sipas Jones autokratët në Ballkanin Perëndimor dhe kudo gjetkë shpresojnë se Putin do të fitojë dhe pyetja është se kush është objektivi i radhës pasi kemi të bëjmë me autokracinë që sulmon demokracinë.

Sipas diskutantëve çështja e sigurisë i tejkalon ndarjet politike në Shqipëri.

Në konferencë ishin të pranishëm politikanë nga vendet e Ballkanit, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe zyrtarë të institucioneve të ndryshme.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share