close
Sport

ISH-SHEFI I F1 KRITIKA TË FORTA PËR MERCEDES

bernie

Bernie Ecclestone thotë se skuderia gjermane dhe Hamilton po bullizojnë rivalin Verstappen

Ish-shefi i Formula 1 Bernie Ecclestone akuzon skuderinë e Mercedezit dhe Lewis Hamilton se po bullizojnë rivalin për titullin kampion Max Verstappen, ndërsa fituesi do të shpallet në garën e fundit në Abu Dhabi.

Në çmimin e Madh të Arabisë Saudite, fitimtar doli britaniku, i cili u barazua me pikë më pilotin e Red Bullit. Por në pistën e Xhedahut, pati edhe incidente, pasi Hamilton goditi makinën e Verstappen, në momentin që holandezi u urdhërua që të ndalonte dhe ta lejonte britanikun që ta parakalonte.

Por 91-vjeçari mendon se Hamilton po përdor eksperiencën e tij për të ndikuar psikologjikisht te rivali i Red Bullit, e po ashtu akuzoi shefin e Mercedezit, Toto Wolff se po ndikon te komisarët e garave.

“Max është një fëmijë, krahasuar me Lewis dhe gjëja më e keqe është që për Lewis po bëhet një fuashtë publicitare masive. Ata po përpiqen që ta ulin Max dhe komisarët e garave kanë ndjekur këtë tendencë, sepse Toto shkon tek ata. Nuk po luan mirë Mercedezi, por po e bullizon Max. Po luhet një lojë psikologjike. Holandezi ka pak vite që garon, nuk krahasohet me eksperiencën e britanikut”.

Ecclestone gjykon se fansat e Formula 1 do të kishin më shumë dëshirë që të shihnin një kampion të ri të botës, nisur nga dominimi i Hamilton dhe Mercedezit në këtë sport.

Por ai shton se ky kampionat ka qenë mjaft i bukur dhe të tillë emocion tifozët e kanë pritur prej vitesh.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia