close
ishp

Instituti për Shëndet Publik në raportin javor të COVID-19 për periudhën nga 13 deri më 19 Dhjetor, njofton se infektimet e reja janë ulur për 8% në krahasim me javën paraprake. Gjatë javës së kaluar janë shënuar 1.922 raste pozitive në 32 qytete të Maqedonisë së Veriut.

Për 38.5% janë rritur riinfektimet. Gjatë javës së kaluar, 36 persona për së dyti herë janë infektuar me koronavirus. Deri më 19 Dhjetor janë shënuar 1.013 riinfektime.

Janë shënuar 66 raste të vdekjeve në 22 qytete. Numri më I madh I viktimave I takojnë grupmoshës mbi 60 vjec.

Në dy javët e kaluara, sipas ISHP-së, vërehet ulja e incidencës në 28 qytete, kurse në shtatë të tjera shënohet rritje e incidencës vecanërisht në Kërçovë, Gostivar dhe Vinicë.

Nëpër spitalet e vendit trajtohen 347 pacientë me COVID-19 apo për 18.7% më pak se javën e shkuar. Prej tyre 243 janë me oksigjeno-terapi kurse 12 në ventilim mekanik.

Sipas ISHP-së, deri më 19 Dhjetor, me një dozë janë vaksinuar 853.314 qytetarë, të rivaksinuar janë 822.300 kurse dozën e tretë e kanë marrë 89.546 qytetarë./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia