SHKURTIMI I IZOLIMIT: MIRATOHET REKOMANDIMI I KSI-së
Në seancën e mbrëmshme Shtabi Kryesor i Krizës ka miratuar rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për shkurtimin e periudhës së izolimit për personat që rezultojnë pozitiv me COVID-19 nga 10 në shtatë ditë.
Vendimi është miratuar, sikundër thuhet, për shkak të pasqyrës më të lehtë klinike që shkaktohet nga varianti Omicron.
Rekomandimi i Shtabit Kryesor të Krizës tashmë është dorëzuar në Qeveri, kurse për të do të debatohet bë seancën e ardhshme qeveritare.
Derisa pritet “drita jeshile” nga Qeveria, raporti javor i ISHP-së, thotë se për 4.5% është rritur numri i rasteve positive me COVID-19, në krahasim me javën paraprake.
Nga 17 deri më 23 Janar janë shënuar 11.610 infektime të reja në 35 qytete. Regjistrohen edhe 1.559 riinfektime me rritje prej 25% krahasuar me javën paraprake.
Brenda një jave janë shënuar 97 viktima me rritje prej 76.4% në krahasim me javën e shkuar. 87% e pacientëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi i takojnë grupmoshës mbi 60 vjec.
Autoritetet e shëndetësisë njoftojnë se nga fillimi i procesit të imunizimit janë vaksinuar 864.759 qytetarë me një dozë vaksine, me dy doza 841.143 kurse dozën e tretë e kanë marrë 122.752 qytetarë./KLANMACEDONIA/