close
Vendi

ISHP: SHKUPI VATËR E INFEKTIMEVE TË REJA ME COVID-19

6480942F-9669-4338-9F68-BBD2BFAD9DD6

16 – 22 NËNTOR, 204 VIKTIMA, MË E PREKUR MOSHA MBI 60 VJEÇ


Pacientët mbi 60 vjec janë evidentuar si ndër më të prekurit nga COVID-19 gjatë javës së kaluar, kurse një numër I madh I të sëmurve janë evidentuar edhe tek grupmosha 40 deri 49 vjec – ka njoftuar sot ISHP-ja, duke bërë publike raportin javor nga data 16 deri më 22 Nëntor. Shkupi edhe mëtej mbetet qyteti me më shumë raste të reja dhe me incidencë më të lartë.

Në këtë periudhë, sic thuhet në raportin e ISHP-së, janë testuar 19.664 materiale që është për 6.3% më pak në krahasim me javën paraprake. Janë regjistruar 7486 raste të reja pozitive nga 35 qytete, kurse numri është për 1.8% më I lartë se java e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruar shënohen në Shkup. Gjatë kësaj periudhe 38% e të testuarve kanë rezultuar pozitiv.  

Janë regjistruar të sëmurë nga të gjitha grupmoshat. Më e prekur është mosha mbi 60 vjec – 24.3%. Shënohet rritje edhe tek mosha 40-49 vjec 20%, mosha 30-39 vjec – 19.7%, 50-59 vjec – 18% dhe 20-29 vjec – 13.1%.

Lidhur me gjininë e të prekurve, sipas ISHP-së, janë regjistruar 3866 meshkuj apo 51.6% dhe 3620 femra ose 48.4%.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 204 raste të vdekjeve në 24 qytete që paraqet rritje për 18.6% në krahasim me javën paraprake. Sipas moshës 155 persona kanë qenë mbi 60 vjec, 26 të moshës 50-59 vjec, 18 të moshës 40-49 vjec dhe 5 raste fatale të moshës 30-39 vjec. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia