close
Top LajmeVendi

ISHP: ULEN INFEKTIMET – 600 TË SHTRUAR NËPËR SPITALE

ihp

Në periudhën nga 27 Shtatori deri më 03 Tetor për 9% është ulur numri I infektimeve të reja me COVID-19, krahasuar me një javë më parë – tregon analiza e ISHP-së. Në këtë periudhë janë regjistruar 2.670 raste të reja në 35 qytete të vendit.

Më shumë infektime të reja shënohen në Shkup – 1.309, kurse incidenca më e lartë shënohet në Kratovë – 294 raste në 100.000 banorë. Sërish, numri më i madh i të prekurve janë të moshës mbi 60 vjeç – 738 raste.

Gjatë javës së kaluar, 39 qytetarë që e kanë kaluar virusin, sërish janë infektuar që është një rritje prej 21.9%.

Në këtë periudhë 85 persona nga 24 qytete kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga COVID-19. Më shumë viktima shënohen në Shkup – 35. Madje 73 persona që kanë ndërruar jetë javën e kaluar kanë 60 ose më tepër vjet.

Nëpër covid-qendrat dhe në Klinikat Infektive në Shkup dhe qytete tjera të vendit janë t hospitalizuar 600 pacientë, 382 janë me oksigjeno-terapi, kurse 23 në ventilim invaziv/joinvazib mekanik.

Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi I epidemisë 591 persona janë riinfektuar me COVID-19, kurse pesë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Deri më tani janë evidentuar 6.740 viktima, mes tyre shtatë gra shtatzëna dhe 31 punonjës të shëndetësisë.

Analiza e ISHP-së ka treguar se tek 4.984 viktima ose 74.2% për të cilët ekzistojnë të dhëna, janë regjistruar komorbiditete. Bëhet fjalë për sëmundje kardiovaskulare – 4.043, diabet – 1.667 dhe sëmundje të mushkërive – 748 raste.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, 792.174 qytetarë janë vaksinuar të paktën me një dozë, që përbën 47.4% të qytetarëve mbi 18 vjeç. Me dy doza janë vaksinuar mbi 740 mijë qytetarë, kurse dozën e tretë e kanë marrë 499 qytetarë/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia