close
Vendi

ISHP: ULEN INFEKTIMET E REJA PËR 8.9%

ijz

DERI MË 21 NËNTOR 870 RIINFKETIME ME COVID-19

 Raporti I fundit ISHP-së njofton për ulje të numrit të infektimeve tek të gjitha grupmoshat. Deri tani janë regjistruar 870 riinfektime, prej të cilëve 49 javën e kaluar.

Sipas një raporti javor të ISHP-së për 15 deri 21 Nëntor vërrehet ulje për 8.9% të infektimeve të reja me COVID-19 në krahasim me javën paraprake. Shënohet ulje e infektimeve tek të gjitha grupmoshat, kurse më evidente paraqiten uljet tek grupmosha mbi 60 vjec.

Javën e kaluar nga COVID-19 janë prekur 2.929 persona, që për 288 është më pak se sa në periudhën nga 08 deri më 14 Nëntor. Më së shumti të infektuar janë shënuar në Shkup, kurse më të prekur janë mosha mbi 60 vjec.

Javën e kaluar ka pasur 91 raste të vdekjeve, kurse janë evidentuar edhe 2.855 pacientë të shëruar.

Gjatë periudhës së njëjtë janë regjistruar edhe 49 riinfektime, kurse deri më 21 Nëntor janë gjithsejt 870 riinfektime në territorin e Maqedonisë së Veriut./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia