close
Top LajmeVendi

ISHP: ULEN INFEKTIMET E REJA, RIINFEKTIMET DHE VDEKSHMËRIA

ISHP

NËPËR SPITALE TRAJTOHEN 427 PACIENTË ME COVID-19

Analiza javore e ISHP-së, për periudhën nga 06 deri më 12 Dhjetor, tregon se në krahasim me javën paraprake për 8.1% janë ulur infektimet e reja me COVID-19. Në këtë periudhë janë regjistruar 2.090 raste pozitive në 34 qytete, kurse janë shëruar 2.256 pacientë që kanë qenë të hospitalizuar ose në mjekim shtëpiak.

Gjatë javës së shkuar janë shënuar 26 riinfektime me ulje prej 35% në krahasim me javën paraprake.

Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 66 viktima nga 20 qytete të vendit, me ulje prej 2.9 nga java paraprake. 87.9% prej tyre I takojnë gruposhës mbi 60 vjec.

Sipas raportit të ISHP-së, nëpër spitale, për momentin janë të shtruar 427 pacientë – 7.4% më pak se java e shkuar. Prej tyre 247 janë me oksigjeno-terapi dhe 13 në ventilim mekanik.

Ndërkohë infektologë dhe epidemiologë në Maqedoninë e Veriut nuk përjashtojnë mundësinë se gjatë festave të fundvitit varianti “Omicron” mund të mbërrijë në vend, kryesisht shkaku I udhëtimeve dhe ardhjes së mërgimtarëve për pushimet e fundvitit. Omicron nuk është detektuar në vendin tonë, por është e pranishme në 63 vende të botës. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia