close
Sport

 ITALI: 3000 KLUBE FUTBOLLI RREZIKOJNË TË ZHDUKEN!

Topii

Kriza shkaku i emergjencës së koronavirusit godet fort edhe Ligën e Diletantëve në Itali, që në ndryshim nga profesionistët nuk jeton me bujën mediatike të përditshme dhe nuk ka mundësi fondesh ndihmese.

Të paktën 3000 nga 9500 klubet e regjistruara në Federatën Italiane të Futbollit parashikohet që të zhduken për shkak se do të duhet të ndalojnë aktivitetin për shumë kohë dhe sepse nuk do të kenë mundësi të arkëtojnë me bileta. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia