close
Bota

ITALI: ANULOHEN NGJARJET FESTIVE TË VITIT TË RI

italy-1

Qeveria italiane ka anuluar ngjarjet festive për Vitin e Ri dhe shkak për këtë janë bërë infektimet ditore në nivele rekord. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza tha se mbajtja e maskave do të jetë përsëri e detyrueshme dhe i rekomandoi qytetarët të përdorin maskat më mbrojtëse të fytyrës në vende si teatro, kinema dhe stadium. Përveç kësaj, koncertet do të ndalohen deri më 31 Janar, dhe diskotekat dhe klubet do të duhet të mbyllin dyert e tyre deri në këtë datë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia