close
Bota

 ITALI: ARRESTOHEN 24 PERSONA PËR EVAZION FISKAL DHE KORRUPSION

polizia_notte45

Policia italiane njoftoi sot arrestimin e 24 personave, duke përfshirë edhe një deputet në kuadër të një hetimi për evazion fiskal dhe për korrupsion në Romë.

“Të paktën 12 persona u arrestuan, disa persona të tjerë janë në arrest shtëpie ndërsa pesë persona të tjerë të përfshirë në hetim janë pezulluar nga ushtrimi i profesionit”, sqaroi policia financiare në një deklaratë.

Përveç kësaj u konfiskuan edhe pasuritë e tyre me vlerë 1,2 milionë euro (llogari bankare, pasuri të patundshme dhe asete), shtoi GDF-ja, duke mos bërë të njohur identitetin e deputetit të implikuar në këtë aferë, duke u kufizuar me deklaratën se ky person ishte avokat. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia