close
Sport

ITALI: DO TË KRIJOHET KANALI TELEVIZIV I ARBITRAVE

Referat kanal televiziv

Mund të ketë një zhvillim të bujshëm në botën e arbitrave italianë.

Drejtuesit e ndeshjeve shumë shpejt do t’i shpjegojnë vendimet e tyre për publikun. Ose me mirë. Do të jetë përcaktuesi i arbitrave Gianluca Rocchi që do ta bëjë.

2022 do të jetë viti i risisë me një kanal televiziv tematik edhe pse nuk është akoma e qartë nëse do të jetë në tv apo në internet (opsioni më i mundshëm për tani), me video dhe emisione për episodet më të diskutuara dhe rregulloren.

Ideja është që të reduktohen në minimum polemikat.

Sipas La Gazzetta dello Sport, kanali do të jetë i Federatës Italiane të Futbollit dhe do ta lejojë Shoqatën Italiane të Arbitrave (AIA) që të kërkojë një hapësirë që të përballet më në fund me botën e jashtme.

Gianluca Rocchi pritet të jetë personi që do të shpjegojë episodet që do të verifikohen gjatë kampionatit. Kanali mund të hapet që në janar./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia