close
Sport

ITALI: GENOA KONFIRMON 14 RASTE ME COVID-19

Gazeta dello Sport

Genoa ka njoftuar se 14 anëtarë të skuadrës së tyre, që përfshijnë tetë deri në dhjetë lojtarë, u testuan pozitivisht për COVID-19 pas ndeshjes me Napolin.

“Klubi i Genoas njofton se pas hetimeve të rasteve ditën e sotme, numri i personave të infektuar nga Covid-19 ka shkuar në 14, mes futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit. Shoqëria ka nisur të gjithë procedurat e parashikuara nga protokolli në fuqi dhe ka njoftuar autoritetet për situatën. Do t’ju mbajmë të përditësuar për gjithçka”, shkruhet në komunikatën e klubit ligur.

Deri më tani, vetëm portieri Mattia Perin dhe mesfushori Lasse Schone janë konfirmuar që kanë Coronavirus. Akoma nuk dihet si është situata me kapitenin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev para ndeshjes të playoffit kundër Kosovës që do të zhvillohet më 8 tetor në Shkup

Mediumet si Sportitalia dhe Gazzetta dello Sport raportojnë se shifra është e ndarë në tetë lojtarë që kanë rezultuar pozitiv – kështu që mund të jetë 10 në total duke përfshirë Perin dhe Schone.

Ndërkohë vlen të theksohet se tashmë të gjithë futbollistët dhe pjesëtarët e stafit të Napolit do të duhet t’i nënshtrohen testit anti-Covid, pasi patën kontakt të drejtpërdrejtë me futbollistët kuqeblu./Agjencitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia