close
Bota

ITALI: MATEO SALVINIT I HIQET IMUNITETI

190613152151-matteo-salvini-amanpour-intv-exlarge-169

Shumica e Senatit në Romë votuan për heqjen e imunitetit të Salvinit. Kreu i ekstremit të djathtë, Lega, akuzohet nga një gjykatë në Catania. Në dosjen e gjykatës bëhet fjalë për 131 refugjatë, të cilët, në korrikun e vitit të kaluar, Salvini i kishte mbajtur të bllokuar në bordin e anijes “Bruno Gregoretti”. Salvini dhe Lega e tij, të cilët ndiqnin një kurs të ashpër kundër imigrantëve, e kishin refuzuar për disa ditë që anija të hynte në një port italian. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia