close
Bota

ITALI: PËRVJETORI I KARANTINIMIT, TË PARIT NË EVROPË

7F5E765B-8058-4085-B150-4EB68758E3EF

NDEROHEN VIKTIMAT E COVID-19


Ka kaluar një vit prej se Italia, për shkak të koronavirusit, miratoi karantinimin. Në këtë vend para një viti ishte regjistruar rasti I I parë I infektimit me COVID-19 në Evropë. Karantina që në fillim shokoi italianët, u zbatua gati se në të gjithë botën.

Në veri të Italisë, përmendorja në shenjë të rezistencës, unitetit dhe fillimit të ri. Një vit pas rastit të parë të konfirmuar të transmisionit local të koronavirusit, qytetarët kanë nderuar viktimat si pasojë të infektimit.

EMI CAVALL – PRONARE LOKALI

“Autoambulancat me viktima, këto janë kujtimet më të rënda. Cdo dy minuta dëgjoheshin sirenat e ndihmës së shpejtë. Fatkeqësisht edhe pas një viti nuk jemi kthyer në normalitet. Për shkak të frikës, virusi mbetet në fokusin e njerëzve, shumica edhe më tej nuk hyjnë në lokale, marrin pijet dhe dalin jashtë. Ende nuk besojnë në sigurinë e ambienteve të mbyllura”

Matia Maestri është pacienti I parë në Evropë që u prek nga COVID-19. U zbulua dy muaj pasi Kina njoftoi OBSH-në për ndezjet e pashpjegueshme të mushkërive, me epiqendër nq Vuhan. Disa ditë më vonë, nëpër botë filluan të shpërndahen pamjet e spitaleve të stërmbushura.

ROSARIA SANNA – BANORE E KODONJËS

“Mbretëronte paniku, madje edhe për fëmijët të cilët nuk mund të dilnin. Shkollat ishin të mbyllura, ishte tmerr”.

Edhe pse vala e parë më së shumti e kaploi Lombardinë dhe pjesët tjera veriore të rajonit, vala e dytë gjatë vjeshtës u përhap edhe në viset tjera. Numri I infektimeve të reja rritej dukshëm, përkundër kufizimeve që Italia në mënyrë konstante I vendoste. Në Itali janë regjistruar 2.8 milionë të infektuar. Më shumë se 95.000 kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit. Ekspertët vlerësojnë se virusi ka vrarë edhe shumë të tjerë – ata që asnjëherë nuk janë testuar.

Sot në qytezën Kodonja të Italisë, me 15 mijë banorë, bisedat rreth COVID-19 kryesisht kanë të bëjnë me shuarjen e disa veprimtarive, me këstet që duhet të paguhen dhe për kufizimet që pengojnë normalitetin./ Agjencitë & Klan Macedonia /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia