Itali: Prindërit e kishin lënë nën kujdesin e gjyshit, 2-vjeçari shqiptar bie nga kati i tretë i pallatit

Një fëmijë shqiptar, vetëm 2 vjeç, ra nga kati i tretë i një pallati në periferi të provincës së Monzës në Itali. I vogli ishte lënë nga prindërit nën kujdesin e gjyshit pasi shkonin të punonin.

Fëmija, pasi është zgjuar, është ngjitur në një karrige pranë dritares. 2-vjeçari është zvarritur derisa ka rënë nga dritarja.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Sipas asaj që shkruajnë mediat, fqinjët janë zgjuar nga të qarat e gjyshit. Sapo kuptoi që nipi kishte rënë nga lartësia, ai ka zbritur në katin e parë dhe ka kërkuar ndihmë.

Mësohet se gjendja e të voglit është shumë e rëndë. Ai është në luftë me jetën. Mësohet se në gjendje shoku ndodhen edhe prindërit bashkë me gjyshin e fëmijës.

Sipas raportimeve të para, ngjarja mendohet të ketë ndodhur në një moment shpërqendrimi të gjyshit. Kur ndodhi incidenti ai ka qenë në kuzhinë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share