close
Bota

ITALI: SË PAKU TRE TË VDEKUR PAS SHEMBJES SË DY NDËRTESAVE

Screenshot_14

Të paktën tre persona vdiqën më 12 dhjetor pasi dy ndërtesa u shembën në qytetin sicilian, Ravanusa, si pasojë e shpërthimit të gazit, njoftoi Brigada e Zjarrfikësve në këtë qytet. Kapiteni, Giuseppe Merendino, nga Brigada e Zjarrfikësve tha se gjashtë persona janë zhdukur dhe dy tashmë u shpëtuan të gjallë pasi ngecën nën rrënojat e ndërtesës. Zjarrfikësit vazhdojnë të kërkojnë nën rrënoja me shpresën për të shpëtuar edhe banorë të tjerë, përfshirë një të ri.

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia