close
Bota

ITALIA E VERIUT GODITET NGA STUHITË

ss3

Gurë nga qielli! Kështu mund të përshkruhen stuhitë e breshërit që goditën gjatë natës Veriun e Italisë.Kokrrat e breshërit në shumë raste kishin madhësinë e një veze. Rënia e furishme e tyre theu xhamat e shumë automjeteve në Milano, e qytete të tjera veriore.Stuhitë ishin aq të rrëmbyera sa shkulën me rrënjë pemë e çati ndërtesash që ranë mbi automjete të parkuara, si në rastin e qytezës Lurano pranë Bergamos. Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje edhe në Verona, ku shumë rrugë u bllokuan.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia