close
italia-kufijt-eeeee
Italia sot i ka hapur kufijtë për udhëtarët nga Evropa në përpjekje për të shpëtuar të paktën diçka nga industria e prekur seriozisht e turizmit. Por frika nga udhëtimi në vendin prej ku kriza korona u përhap në pjesën tjetër të Evropës ka mbetur, posaçërisht për vendet fqinje të cilat i kanë vazhduar restriksionet për udhëtim në Itali.
Është pikëpyetje si Italia do t’i bind turistët të kthehen, pas tre muajve restriksione të rrepta si mënyrë e vetme për të vënë në kontroll infeksionin, nga i cili në vend u sëmurën mbi 233 mijë, ndërsa humbën jetën më shumë se 33 mijë persona. Italia në mars të këtij viti u bë “pika e zezë e Covid” nga e cila gradualisht u infektua gjithë kontinenti, ndërsa pas vendosjes së ngecjes së plotë të aktiviteteve ekonomike, tani kërkon mënyrë si ta shfrytëzojë sezonin e verës për rimëkëmbje të pjesshme ekonomike. Të dhënat thonë se vendi përballet me recesionin  më të madh pas Luftës së Dytë Botërore, siç paralajmërojnë edhe shumë vende të tjera në botë.
Përveç hapjes së kufijve, autoritetet italiane e kanë lejuar edhe udhëtimin brenda vendit nga një rajon në tjetrin, duke i hapur aeroportet në Romë, Milano dhe Napoli për fluturime ndërkombëtare. Zvicra fqinje tashmë ka njoftuar se më 15 qershor do t’i hapë kufijtë për vendet fqinje – Gjermaninë, Francën dhe Austrinë, por jo edhe për Italinë. Përkatësisht se ai që dëshiron të hyjë në fqinjin jugor do t’u nënshtrohet masave të posaçme shëndetësore gjatë kthimit.
Austria vepron njëjtë, i hap kufijtë për 5 vende fqinje, por jo edhe për Italinë. Kjo tregon se shefi i diplomacisë italiane Luixhi Di Majo kishte të drejtë gjatë javës së kaluar, kur bëri u thirrje evropianëve të mos e trajtojnë vendin e tij sikur të ketë sëmundjen e lebrozës./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia