close
Bota

Italia vendos të dëbojë 30 diplomatë rusë

thumbs_b_c_f46a88a93ce16f52e8acd224c4c594d6

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, njoftoi se kanë vendosur të dëbojnë 30 diplomatë rusë me arsyen e sigurisë kombëtare.

Di Maio, bëri deklarata për gazetarët italianë përpara “takimit të mbështetjes për Moldavinë” i mbajtur në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin. Ministri Di Maio tha se sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Ettore Sequi, këtë mëngjes ka thirrur në ministri ambasadorin e Rusisë në Romë, Sergey Razov, duke e njoftuar atë se 30 diplomatë rusë me detyrë në Itali janë shpallur “persona të padëshiruar”.

Duke vënë në dukje se kanë vepruar bashkë me partnerët evropianë dhe të Aleancës Atlantike, Di Maio tha se “Ky vendim u bë i nevojshëm për arsye që lidhen me sigurinë tonë kombëtare në kuadër të krizës aktuale të shkaktuar nga agresioni i padrejtë i Rusisë ndaj Ukrainës”.

“Italia është e përshtatshme për të garantuar sigurinë dhe paqen në Ukrainë. Do të bëjmë çfarë të nevojitet për ta çuar përpara këtë punë. Prania në mesin e vendeve garantuese, do të thotë që të ecet në rrugën diplomatike me qëllimin për marrëveshjen e paqes. Kjo nuk përbën ndonjë rrezik”, theksoi Di Maio.

Pasi vuri në dukje se asnjë kërcënim nuk do t’i ndalë veprimet e tyre drejt paqes, Di Maio njoftoi se qëllimi i tyre është të arrijnë paqen dhe të ndalin këtë luftë.

Ditët e fundit gjithashtu edhe Franca, Gjermania, Danimarka, Sllovakia dhe Belgjika kanë vendosur të dëbojnë në numër të ndryshëm diplomatë rusë që kryejnë detyrën në vendet e tyre./Anadolu Agency

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia