Ivana Trump vdiq pasi u rrëzua nga shkallët

Ivana Trump, ish-bashkëshortja dhe gruaja e parë e Donald Trump, vdiq pasi u rrëzua nga shkallët në apartamentin e saj në Nju Jork.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kështu shkruajnë mediat amerikane për 73-vjeçaren, e cila u nda nga jeta dy ditë më parë.

Mjekësia Ligjore e Nju Jorkut ka dalë në përfundimin se Ivana Trump kishte lëndime të shkaktuara nga goditjet në pjesën e kraharorit, duke sqaruar se vdekja ishte aksidentale për shkak të rrëzimit nga shkallët.

Ivana Trump ishte gruaja e parë e ish-Presidentit amerikan Donald Trump me të cilin u martua në vitin 1977. Çifti u divorcua në vitin 1992.

Ata janë prindër të 3 fëmijëve; Donald Jr, Ivanka dhe Eric Trump.

Pas vdekjes së ish-bashkëshortes, Donald Trump tha për Ivana Trump se “ajo ishte grua e mrekullueshme e cila bëri një jetë frymëzuese”. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share