close
Top LajmeVendi

IVANOVI EDHE SI ISH-PRESIDENT SHKAKTON TELASHE

A do të riaktivizohet falja e tij?


I gjithë shteti është i preokupuar se a do të aktivizohet sërish falja e Ivanovit. Menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese e vendosi në rend të ditës çështje e vlerësimit të kushtetutshmërisë të vendimit për tërheqjen e faljeve, LSDM-ja inicioi interpretim autentik të nenit 11 të Ligjit për Falje, por deri më sot…

“Grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së është e habitur se përse nuk e ka marrë propozimin për interpretim autentik.” – tha Nikolla Micevski, Kordinator i grupiy Parlamentar VMRO DPMNE.

“Ne akoma nuk e kemi në dorë kërkesën për interpretim autentik të Ligjit për Falje.”shprehet Syrija Rashidi, deputet i Aleancës për Shqiptarët.
“Ende zyrtarisht nuk kemi marrë asnjë dokument ta lexojmë.”-vlerëson Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.

Askush nuk e ka parë dokumentin zyrtar dhe tekstin e kësaj iniciative. Klan siguroi kopje të iniciativës, e aty shihet se kërkohet interpretimi i nenit 11 të ligjit, në të cilin Ivanov është thirrur kur ka falur shumicën e personave të përfshirë në krimet që dilnin nga përgjimet ilegale.

Pritet edhe mendimi i Qeverisë, që më pas dokumenti të dorëzohet edhe te Komisioni Juridiko-ligjdhënës. Por që situatës të paqartë ti shtohet dyshimi edhe më madh, u përkujdes deputetja e LSDM-së, Sonja Mirakovska.

‘Nëse e kërkoni qëndrimin tim personal, unë mendoj se neni 11 nuk ekziston me anulimin e ligjit të vitit 2009 në vitin 2016, sepse Gjykata Kushtetuese mund të anulojë akte të caktuara ligjore, por nuk mund të riakzivizojë.”-deklaroi Sonja Mirakovska, deputete e LSDM-së.

Që të komplikohet situata edhe më shumë, Qeveria nuk ka afat të përcaktuar kohor se kur duhet të kthehet mendimi për iniciativën, por ministrja Deskoska, premtoi se kjo mund të ndodhë për 1 javë.
E të gjitha partitë njëzëri thonë se do të përkrahin çdo iniciativë që shkon në favor të sundimit të së drejtës. /Furkan Saliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia