close
Vendi

IVERMEKTINI: MJEKËT AMË MORËN PROTOKOLLET E MJEKIMIT

D5D304D3-90A1-4CCF-8754-8DB80B7C602B

FILIPÇE: ILAÇI VETËM ME REKOMANDIM TË MJEKËVE


Mjekët amë në Maqedoninë e Veriut, nga ekspertë të shëndetësisë, kanë marrë protokollet për shërimin e covid-pacientëve me ilaçin “Ivermectin” I cili nga dita e djeshme është në barnatoret e vendit dhe kushton 5 euro. MSH-ja ka njoftuar se ivermektini është një ilac antiparazital me një spektër të gjerë të veprimit. Përdorimi I tij duhet të jetë vetëm me rekomandim të mjekëve.

VENKO FILIPÇE – MINISTËR I SHËNDETËSISË

Mbrëmë ka arritut Ilaçi Ivermektin i cili ka efekt pozitiv për pacientët me Covid-19. Ilaçi do të jetë në të gjitha barnatoret dhe do të merret me rekomandim të mjekut amë.

Qeveria e RMV-së ka pranuar propozim-programin e MSH-së për imunizimin e detyrueshëm të popullatës për vitin 2021 ku përfshihet plani për sigurimin e nevojave vjetore të vaksinave për imunizimin e detyrueshëm dhe vaksina sipas indikacioneve epidemiologjike. Në këtë program, sic thuhet në komunikatën e Qeverisë, përfshihen grupmoshat që I nënshtrohen vaksinimit, lloji I vaksinës dhe mënyra e marrjes si dhe kalendari I imunizimit të fëmijëve.

Ndryshe, Raporti javor I ISHP-së, që kap periudhën nga 4 deri më 10 Janar, sërish ka rezultuar me ulje të infektimeve të reja dhe rasteve të vdekjeve, në krahasim me javët paraprake. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia