close
Sport

IZMIT NURA: NDARJA E KULAÇIT ËSHTË BËRË NË MËNYRË TË DREJTË

IMG_8642

Agjencia për Rini dhe Sport ka ndarë Vauçer me shuma të caktuara për Federatat sportive, klubet dhe sportisët në Maqedoninë e Veriut për shfrytëzimin e mjeteve nga lehtësimet e tatimit sipas Ligjit për tatimin e fitimit. Federata hendbollit ka përfituar 22 milionë e 835 mijë denarë, nga klubet e futbollit listës i prinë Shkëndija me 11 milionë e 500 mijë, ndërsa nga sportistët shqiptar më tepër ka përfituar atletja Drita Islami 252 mijë denarë. Sipas Izmit Nurës, zëvendës drejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport, kësaj radhe ndarja e kulaçit është bërë në mënyrë të drejtë dhe transparente

Një gjë mund të garantojë se klubet tona të gjitha ato çka kanë apliku, të gjitha janë pjesë e hises të ndarjes së kulaçit të Agjencisë për Rini dhe Sport. Tani mund të ketë ndonjë paknaqësi, por paknaqësit ju premtoj se mund të jenë të natyrës teknike dhe shumë të vogëla në shifra. Kurse ndarja është bërë në bazë të një rregulloreje e cila ka përcaktu edhe vlerën e shumës që u takon klubeve.” -tha Zv/drejtori Izmit Nura.

Duke marrë parasysh padrejtësit që u janë bërë në të kaluarën klubeve dhe sportistëve shqiptarë. Izmit Nura premtoi se kjo tanimë i takon vetëm të së kaluarës

“Një gjë e garantoj se për çdo ankes, për çdo vërejtje çdo klub, çdo sportiste e ka derën hapur 24 orë në kuptimin e mbështetjes së plotë.”-tha ai.

Këto komente zëvendës drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Izmit Nura, i bëri ekskluzivisht në emisionin 99 Minuta në Klan Maqedoni. Sot në hapësirat e Agjencisëi për Rini dhe Sport në një ceremoni rasti janë ndarë vauçerët klubeve dhe sportistëve. /Shaban Sinani/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia