close
Bota

Izraeli dyshon për pajisje spiunazhi në një dhuratë nga Ambasada Kineze

thumbs_b_c_c0da19875c5d6126b9850d82ad75cc2a

Termosi iu dërgua ministres izraelite të Shkencës, Teknologjisë dhe Hapësirës, Orit Farkash-Hacohen, si dhuratë nga Ambasada Kineze

Shërbimi izraelit i sigurisë Shin Bet ka nisur një hetim mbi dyshimet se Kina vendosi një pajisje spiunazhi në një termos të dhënë si dhuratë për një ministre izraelite.

Gazeta Haaretz tha se dyshimet lindën pas gjatë një kontrolli rutinë të dhuratës u gjetën “materiale të dyshimta”.

Termosi iu dërgua ministres izraelite të Shkencës, Teknologjisë dhe Hapësirës, Orit Farkash-Hacohen, si dhuratë nga Ambasada Kineze.

Nga shërbimi izraelit thonë se incidenti është nën hetim.

Zyrtarët izraelitë thanë se dhurata kineze tërhoqi dyshime te rojet e sigurisë, kur pajisja e inspektimit dha alarmin gjatë kontrollit rutinë të sigurisë nëpër të cilin duhej të kalonte dhurata.

Pas incidentit, shërbimi izraelit i sigurisë kontaktoi zyra të tjera qeveritare për të gjetur më shumë nga këto gota, por zyrat e ministrive të tjera thanë se nuk kishin marrë dhurata të tilla nga Ambasada Kineze.

Haaretz tha se rojet e sigurisë u udhëzuan të qëndrojnë vigjilentë në lidhje me dhuratat nga ambasadat ose qeveritë e huaja.

Nuk kishte asnjë koment nga Ambasada Kineze mbi raportin./AA

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia