close
Bota

IZRAELI TESTON DOZËN E KATËRT TË VAKSINËS TE STAFI SHËNDETËSOR

israel

Doza e katërt vjen teksa vendi po përballet me valën e katërt të infektimeve

Një spital izraelit  administroi dozat e katërta të vaksinës Covid-19 tek stafi shëndetësor për të kuptuar efektin e dozës së katërt të vaksinës kundër koronavirusit. Rreth 150 pjesëtarë të stafit mjekësor në Spitalin Shiba afër Tel Avivit  morrën dozën e katërt të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Në këtë studim ne do të analizojmë efektin e vaksinës së katërt sa u përket antitrupave, parandalimit të sëmundjes dhe sigurisë”, u shpreh Gili Regev-Jochai, drejtore e departamentit për sëmundje infektive.

Një panel ekspertësh të Ministrisë së Shëndetësisë rekomanduan  që të ofrohet  një dozë e katërt vaksine për personat mbi moshën 60 vjeç, ata me sistemi imunitar të dobët dhe punonjësit e shëndetësisë. Propozimi u mirëprit nga qeveria izraelite pasi vendi po përballet me valën e katërt të pandemisë.

Ndonëse Izraeli është ndër shtetet që ka zhvilluar më  shpejt fushatën e vaksinimit, vetëm rreth 63% e popullsisë prej 9.3 milionë banorëve kanë marrë të dyja dozat. Kjo gjë është arsyetuar me faktin se popullsia e Izraelit është relativisht e re dhe një e treta e popullsisë është nën moshën 14-vjeç.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia