close
a

-Në Shkup mbahet Samiti i “Ekonomistit” me temë “Fuqizimi i momentumit për integrimin evropian” që do t`I hapë punimet me fjalimin e Kryeministrit Zoran Zaev.

-Seancë do të mbajë Komisioni Parlamentar për Sistem Politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

-Konferencë për media do të mbajë Shoqata e Qytetarëve për sëmundje të ralla “Jeta me Sfida” me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare, ku fjalim do të mbajë Ministri I Shëndetësisë Venko Filipche.

-Do të mbahet ngjarja e dytë me radhë “Dementia Master Class” në kuadër të një sërë takimesh educative që mbahen në vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të rrjetëzimit dhe këmbimit të përvojave mes ekspertëve të rajonit dhe profesionistëve local, të kycur në trajtimin dhe kujdesin e personave me dementi.

-Në Universitetet e vendit do të mbahen orët e para akademike për vitin e ri akademik 2019-2020. Ngjarje të këtilla janë paralajmëruar në Universitetin e Tetovës, UEJL-në dhe Universitetet tjera.

-Shoqata e qytetarëve “Transparenca Maqedonia” do ta prezantojë raportian e parë kuartal për ndjekjen e punës dhe të arriturave të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, me vlerësim për efikasitetin dhe transparencën.

-Në organizim të Shoqatës ‘Instituti I gjelbërt” në bashkëpunim me partinë – DOM, do të mbahet Konferenca “Aksion kundër ndryshimeve klimatike – Tani!”

-Seancë do të mbajë Këshilli I Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele.

-Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë do të promovojë publikimin me titull “Doracak për punë profesionale, të sigurtë dhe etike të operatorëve në mediat”.

-Konferencë shtypi do të mbajë GASTROMAK – Asociacioni I kuzhinierëve dhe sehfave të kuzhinës ku do të paralajmërohet Gara e katërt Ndërkombëtare gastronomike – GASTROMAK 2019.

-Ekipi I Fashion Revolution Macedonia organizon ngjarje ku do të këmbehen veshje në emër të ngritjes së vetëdijes për modën dhe do të shfaqet filmi dokumentar “True Cost”./klanmacedonia.mk

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia