close
Rajoni

SHQEKIQ: ZGJIDHJEN E DINË RUSIA DHE AMERIKA

4795385815be01bd5a6c00853297301_v4_big

Thaçi e Vuçiqi do të takohen në Francë?


Presidenti francez, Emmanuel Macron, më 11 nëntor do të presë shumë liderë botërorë, në manifestimin e përvjetorit të 100-të të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Pala serbe ndërkohë nuk e ka mirëpritur edhe praninë e Presidentit të Kosovës. Megjithatë, besohet se më 11 nëntor, nëse gjithçka shkon sipas planit, në Paris do të ketë takim mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, të cilët ka kohë që kanë ndërprerë kontaktet. Analistët serbë, ndërkaq janë të prirur të besojnë se zgjidhja do të imponohet nga administrata amerikane dhe ajo ruse.

Gazetarët Jaksha Shqekiq e Marko Subotiq, kanë vlerësuar për televizionin serb TV Prva se është faktori ndërkombëtar, sidomos ai ruso-amerikan, por edhe evropian, ai që ka për të vulosur fatin e negociatave mes Kosovës e Serbisë. Së këndejmi ata mendojnë se qëndrimi i presidentëve Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi në shënimin e përvjetorit të Ditës së Fitores në Francë, do të jetë mundësi që liderët e të dyja vendeve të ripërtërijnë dialogun e pezulluar që nga muaji korrik.

Jaksha Shqekiq është i mendimit se Prishtina dhe Beogradi, duke lënë anash Bashkimin Evropian, ua kanë lënë amerikanëve dhe rusëve të vendosin se çfarë do të bëhet me Kosovën. Sipas tij janë katër njerëz që e dinë zgjidhjen për Kosovën, por në mesin e tyre nuk janë as Vuçiqi e as Thaçi.

‘E dinë Putini, Lavrovi, Boltoni dhe Perry… Ata komunikojnë mes veti sepse, e dëgjuat çfarë tha Vuçiqi: ‘Unë ia thashë Putinit planin serb’, kryeministrja tha ‘Brukseli nuk e di’, ne nuk e dimë. Boltoni ishte në Moskë, ata biseduan, pa marrë parasysh se zyrtarisht thanë se nuk kanë biseduar. E kemi letrën e tyre kongresistëve, senatorve, si një shenjë se Amerika po ndryshon diçka. Moska dhe Uashingtoni do të merren vesh se si ka për të përfunduar kjo,’- është shprehur për TV serb ‘Prva’, analisti i njohur Jaksha Shqekiq.

Ndërkaq, kolegu i tij Marko Subotiq, pret që gjatë qëndrimit në Francë Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq të rivendosin dialogun nga ai cili, Subotiq, nuk pret ndonjë arritje konkrete.

‘Unë mendoj se mbase është edhe dëshirë e Francës të mirëpresë dhe të organizojë një takim nga i cili, fatkeqësisht, nuk mund të presim asgjë të madhe, sepse në bazë të deklaratave të të gjithë të interesuarëve në këto negociata, për momentin jemi larg çfarëdo zgjidhjeje, por është me rëndësi që dialogu të ripërtëritet dhe të mos kemi më tensione,’– thotë gazetari Marko Subotiq. 19.25’

Presidenti francez, Emmanuel Macron, më 11 nëntor do të presë shumë liderë botërorë, në manifestimin e përvjetorit të 100-të të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Pala serbe ndërkohë nuk e ka mirëpritur edhe praninë e Presidentit të Kosovës, sado që raportohet se takimi, qoftë edhe joformal, është mëse i sigurt. / Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia