Paketa që ka të bëjë me zgjedhjet pritet që të jetë temë bosht e takimit të nesërm të grupit të punës të përbërë nga përfaqësues të partive politike, me të dërguar- ekspert edhe nga Bashkimi Evropian. Nënkryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Subhi Jakupi, në një intervistë për televizionin tonë, tha sot se pret që të respektohet marrëveshja e arritur dhe sa më parë të nisë implementimi i saj. Sipas tij, ndryshime do të pësojë edhe Komisioni i zgjedhjeve, por edhe ndarja e vendit në zona zgjedhore.
JAKUPI: PAKETA ZGJEDHORE DO TË SHQYRTOHET SERIOZISHT

previous article