close
Showbiz

JAMIE SPEARS NUK NDALET ME KËRKESAT PËR BRITNEY-N

120431180_gettyimages-539633370

Jamie Spears nuk ka mbaruar me kërkesat ndaj Britney-t. Sipas Variety, babai i yllit të popit paraqiti dokumente në gjykatë, ku kërkon që nga pasuria e vajzës së tij të vazhdojë të paguhen tarifat ligjore, pavarësisht se është pezulluar nga kujdestaria e saj në Shtator.

Sakaq avokati i këngëtares, Methju Rozengart në një deklaratë për “Page Six” tha se kjo nuk është ajo që një baba dëshiron për vajzën e tij.

“Jamie Spears mori shumë miliona dollarë nga Britney si kujdestar, ndërsa pagoi avokatët e tij miliona të tjera, të gjitha nga puna e Britney-t”, tha avokati këngëtares, Mattheë Rosengart, në një deklaratë për Page Six. “Konservatori është ndërprerë dhe zoti Spears u pezullua në mënyrë të turpshme. Në këto rrethana, peticioni i tij nuk është vetëm ligjërisht i pavlerë, por është i neveritshëm. Britney dëshmoi për dhimbjen që i shkaktoi babai i saj dhe kjo vetëm sa e shton atë. Kjo nuk është ajo që bën një baba që e do vajzën e tij.”

Spears u detyrua të paguante faturat ligjore të babait të saj gjatë 13 vjetëve, kur ai kontrollonte pothuajse çdo aspekt të jetës së saj, që do të thotë se ajo u vu në pozitën të paguante për të dyja anët e betejës së saj për t’u çliruar.

Neë York Times raportoi se Jamie mori një hua prej 40,000 dollarësh nga firma e menaxhimit të biznesit të vajzës së tij, Lou Taylor, Tri Star Sports & Entertainment Group, disa ditë përpara se Britney të vendosej nën kujdestari në vitin 2008.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia