close
Top LajmeVendi

JANË GJETUR 44 TRUPA – I MBIJETUARI THOTË SE JANË SHPËTUAR 8 PERSONA

IMG-4485

Zëdhënësja e Kryeprokurorit të Bullgarisë, Sijka Mileva, në press-konferencën e përbashkët me Zv/Prokurorin Publik të Bullgarisë, Borislav Sarafov ka deklaruar se në vendin e tragjedisë janë gjetur 44 trupa të pajetë.

Ajo ka njoftuar se është takuar me një mashkull që I ka mbijetuar aksidentit dhe I ka rrfyer se ka thyer xhamin e autobusit duke shpëtuar 8 persona e jo shtatë.

“Ne gjetëm 44 trupa, kurse ai kategorikisht deklaoi se janë shpëtuar 8 persona. Unë I thashë se ju jeni shtatë në spital kurse ai kategorikisht thotë se shpëtuam 8 persona. Gjatë hetimeve u gjetën 44 trupa. Sipas të dhënave që kemi, në autobus kanë qenë 52 persona, ne gjetëm 44 trupa, kurse të shtruar janë shtatë persona – katër meshkuj dhe tre gra. Mbetet paqartësia se ku është personi I tetë. Jemi duke punuar për këtë version, nuk duam të përhapim dezinformata” – ka thënë Mileva.

Ajo ka shtuar se dëshmitari është marrë në pyetje nga hetues në prani të përkthyesit dhe ai sërish në mënyrë kategorike ka thënë se kanë shpëtuar 8 persona.

Ajo ka njoftuar se Kryeprokurori që sot do të jep urdhër që Prokuroria administrative të kryejë kontrollin e sinjalizimit rrugor dhe shenjave të komunikacionit në rrugët magjistrale dhe kryesore në gjithë territorin e Bullgarisë. Në këtë kontroll, sic tha Mileva, do të kycen ekspertë nga Bullgaria, ekspertë të huaj si dhe ekspertë nga OJQ-të.

“Nëse gjatë kontrollit mblidhen të dhëna se janë kryer vepra të karakterit të përgjithshëm që dënohen sipas ligjit, ata do të dërgohen në Prokurori ku do të kërkohet përgjegjësi penale për fajtorët. Nëse gjatë kontrollit konstatohet se janë kryer shkelje, kjo do të dërgohet në Këshillin e Ministrave, ku Qeveria do t`I konatstojë kompetencat e saja – ka thënë Mileva.

Zv/Prokurori Publik I Bullgarisë Sarafov gjithashtu ka konfirmuar se në vendngjarje janë gjetur 44 trupa të pajetë./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia