close
Vendi

JANË REGJISTRUAR GJYSMË MILIONI QYTETARË, TEJKALOHEN PROBLEMET TEKNIKE

280C217C-CF67-4D32-B763-056E4487347D

SIMOVSKI: “FUSHATË TË ZEZË” KA, POR ATA QË REFUZOJNË TË BASHKËPUNOJNË JANË PAK


Pasi janë tejkaluar problemet teknike në ditët e para të regjistrimit, deri dje janë  regjistruar mbi 512 mijë qytetarë, rreth 160 amvisëri dhe 212 mijë banesa. Nga Enti Shtetëror i Statistikave presin që operacioni të përfundojë pa probleme të reja, në afatin e parashikuar deri në fund të këtij muaji. Drejtori Apostol Simovski thotë se fushata “e zezë” vazhdon të ekzistojë, por se numri i personave që refuzojnë t’i japin të dhënat e tyre është i vogël.

Problemet teknike janë tejkaluar, fushata “e zezë” vazhdon, por qytetarët kryesisht bashkëpunojnë me regjistruesit në terren. Ky është vlerësimi i përgjithshëm për regjistrimin në vend, në ditën e dhjetë nga fillimi i operacionit.

APOSTOL SIMOVSKI, ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE

“Në fillim kishim ngecje të vogla teknike që janë tejkaluar dhe për tri ditë me rradhë regjistrimi vazhdon pa asnjë problem, intensiteti është më shumë se i kënaqshëm. Refuzimet janë jothelbësore, megjithatë edhe më këto persona bisedojmë dhe në pjesën më të madhe deri më tani i kemi bindur se duhet të regjistrohen dhe e bëjnë këtë.”

Simovski pohoi se fushatë kundër pjesëmarrjes në regjistrim ekziston, duke sugjeruar në veprime të këtilla edhe dje nga ana e një partie politike. Anëtari i “Së majtës”, Borislav Kërmov ka shkruar se për tetë ditë janë regjistruar vetëm 200 mijë persona, sepse “qytetarët refuzojnë bashkëpunim”, siç pohon.

GRAFIKA, BORISLAV KËRMOV, E MAJTA 

“Populli jo vetëm që nuk e hap derën, por edhe i dëbojnë regjistruesit. Posaçërisht në vendbanmet rurale rezistenca është shumë e madhe. Katër ditë aplikacioni nuk punoi, ndërsa për momentin e shtyjnë me probleme shumë të mëdha. Tregon të dhëna të gabueshme, bie gjatë gjithë kohës.”

Nga ana tjetër, Qeveria konsideron se pjesëmarrja është masive, që flet për vetëdijen dhe përgjegjësinë e qytetarëve për suksesin e numërimit.

DUSHKO ARSOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË

“Deri dje në orën 20 janë regjistruar më shumë se 512 mijë qytetarë, gjithsejt 158.519 amvisëri dhe 212.464 banesa. Qeveria i falenderon për mbështetjen që qytetarët e japin për zbatim të suksesshëm të regjistrimit.”

Për refuzim të dhënies së të dhënave personale për momentin nuk janë ndërmarrë sanksione edhe pse ligji parashikon dënim në para ose me burg. Numëruesi i publikuar në uebfaqen e Entit të Statistikave tregon se nga diaspora aplikacionin për vetëregjistrim e kanë plotësuar mbi 192 mijë të shpërngulur nga Maqedonia e Veriut. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia