close
Top LajmeVendi

JANKULOVSKA: SE KAM DITUR SE DO TË SHKATËRROHEN PAJISJET E PËRGJIMIT

3D4CEABE-0C03-4998-90B6-E7F004235A89

PËRGJIMET: MBI 170 PERSONA KËRKOJNË TË DËMSHPËRBLEHEN


Ish-Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska, ka nënshkruar, por pohon se nuk ka qenë në dijeni se dokumenti në të cilin ka nënshkruar është miratim për shkatërrimin e pajisjes me të cilën Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit deri në vitin 2015 ka përgjuar mijëra biseda telefonike të politikanëve, biznesmenëve, gazetarëve dhe qytetarëve tjerë në vend. Mbi 170 persona kërkojnë dëmshpërblim nga shteti në vlerë 25 milionë euro, sepse bisedat telefonike private kanë qenë lëndë e ndjekjes.

Me vite të tëra Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit ka përgjuar biseda telefonike të mijëra njerëzve, ndërsa kur afera u zbulua, në vitin 2015, personat udhëheqës  e shkatërruan pajisjen, me qëllim fshirjen e fakteve. Në seancën e sotme për lëndën Target-Fortesa, që në vitin 2016 e ngriti tashmë e shuara PSP, ishministrja e punëve të brendshme Gordana Jankulovska, ka pranuar se ka nënshkruar në dokument, por siç pohon, nuk e ka ditur se ka të bëjë me shkatërrimin e pajisjes.

 GORDANA JANKULOVSKA, ISH-MINISTRE E PUNËVE TË BRENDSHME

“Unë, siç e shihni, kam nënshkruar në atë vendim për shkatërrim të pajisjes. Rutinore ka qenë, e ndjekur me nënshkrim, pa vërejtje, në pajtueshmëri dhe unë në mënyrë rutinore e kam nënshkruar.”

Në këtë lëndë për keqpërdorim të sistemeve për përgjim në DSK, por edhe për shkatërrimin e tyre, krahas Jankulovskës, gjykohen edhe ishshefi i DSK-së, Sasho Mijalkov, bashkëpunëtorët e tij të afërt Goran Grujovski dhe Nikola Boshkovski, të cilët menjëherë pas akuzave u arratisën në Greqi, si dhe disa persona të tjerë. Në muajin mars vepra e të akuzuarit Mijalkov vjetërsohet. Gjithsejt 177 persona, politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe qytetarë të tjerë, kanë dorëzuar kërkesë për dëmshpërblim, pasi është zbuluar se bisedat e tyre telefonike janë përgjuar. Kjo potencialisht mund ta “zbrazë” shtetin për 25 milionë euro. Jankulovska nga muaji shtator i vitit të kaluar qëndron në burg, për vuajtjen e dënimit prej 4 vitesh për blerjen e mercedesit të shtrenjtë me para të shtetit, me dëshirë të ishkryeministrit Nikola Gruevski. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia