close
Bota

JAPONI: GJYKIM DREJTORËVE TË TEPCO-s PËR SHKAK TË FOKUSHIMËS

no thumb

Komisioni gjyqësor i pavarur ka vendosur që të gjykohen tre drejtorët e TEPCO-s japoneze për shkak të rolit të tyre në fatkeqësinë nukleare në Fukushimë. Drejtorët, në mesin e të cilëve është edhe kryesuesi i atëhërshëm i kompanisë, do të ballafaqohen me padi për pakujdesi në vendin e punës me pasojë vdekje dhe lëndime trupore. Në hulumtimin e mëparshëm, prokurori ka ardhë në përfundim se drejtorët e kompanisë, të cilët kanë udhëhequr qendrën bërthamore, nuk kan mundur të parashihnin forcën e cunamit i cili e përmbyti qendrën më 11 Mars të vitit 2011. Derisa si pasojë e terrmetit dhe cunamit humbën jetën rreth 18.000 njerëz, sipas të dhënave zyrtare, askush nuk ka humbur jetën si pasojë e katastrofës bërthamore. /Agjencitë e lajmeve/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia