close
Top LajmeVendi

JAVA NDËRKOMBËTARE E PERSONAVE TË SHURDHËR

Deaf-travel-and-travel-with-hearing-aids

Ndihma sociale, qasje në shoqëri si dhe punësim të barabartë, janë disa nga pikat të cilat diskutohen në javën ndërkombëtare të personave të shurdhër. Në Maqedoni zakonisht këta qytetar hasin në vështirësi të zakonshme ku një ndër ato janë: jo informimi I qytetarëve, stagnimi I prindërve për të mësuar gjuhën e shenjave, si dhe shkollat adekuate për personat e shurdhër.
Këta persona janë të jashtëzakonshëm dhe nuk dallohen nga personat e tjerë sa I përket aftësive të punës si dhe aktiviteteve tjera, u shpreh Adem Idrizi nga Shoqata “Hendimak” në programin e mëngjesit Happy Day. Ai shtoi që ende nuk ka një numër të sakt në lidhje me rritjen apo zvogëlim e numrit të personave të shurdhër në Maqedoni, për shkak se siç tha ai shoqatat të cilat meren me këtë kategori njerëzish nuk kanë ende qasje të hulumtimit, për identifikimin e hershëm të personave të shurdhër.

Tetova është i vetmi qytet I cili nuk ka një person I cili e njeh gjuhën e shenjave apo që është i çertifikuar për një punë të till , edhe pse me ligj është e garantuar që në çdo institucion të kenë qasje mirëpo ajo nuk ka ndodhur deri më tani dhe kjo çon në stagnimin e punës. Idrizi apeloi deri tek institucionet kompetente që të meren masat në këtë aspect.
Gjykata është i vetmi institucion në vend I cili për momentin obligohet që ta plotësojë këtë nevojë.
Si risi e këti viti në Maqedoni, është hapja e një CALL CENTER e cila ju ofron shërbime personave të shurdhër për të paraqitur problemet me të cilat ballafaqohen sa I përket institucionet ku ata kanë nevojë.

Sipas Idrizit defektologët janë shpresa e vetme në vend, ku pritet që së shpejti të dal ndonjë specialist I cili do të interpretonte gjuhën e shenjave.
Ndryshe, çdo vit, nga data 23-30 Shtator shënohet java ndërkombëtare e personave të shurdhër, ku brenda një jave bëhet avokimi global për të rritur ndërgjegjësimin për Komunitetin e shurdhër, gjuhën e shenjave dhe të drejtat e personave të shurdhër.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia