close
Kulture

JAZZ FEST TETOVA: EDA ZARI HAP EDICIONIN E TRETË

Screenshot_1

Zari: ‘Publiku tetovar më priti krahë hapur’


Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e mirënjohur Eda Zari, me koncertin e saj hapi edicionin e tretë të festivalit Jazz Fest Tetova. Zari e emocionuar u shpreh se u prit krahëhapur nga publiku tetovar në këtë paraqitje të pare në këtë qytet.

Ritme ballkanike, muzikë xhaz dhe tingëllima jo të zakonshme shqiptare i dhuroi publikut tetovar me zërin e saj të mrekullueshëm dhe potent, këngëtarja, kompozitorja dhe producentja e mirënjohur Eda Zari.

Këngëtarja, të cilën e karakterizon një ëmbëlsi dhe brishtësi, e cila teksa këndon nuk fsheh lotët në skenë nga emocionet, në intervistën dhënë për klanmacedonia shpreh se vlerëson lartë publikun tetovar, i cili e priti me krahë hapur në këtë paraqitje të parë për këtë festival të muzikës jazz.

Poashtu, edhe publiku i cili kishte mbushur sallën e qendrës së Kulturës në Tetovë, u shpreh i mrekulluar nga paraqitja e këngëtares Zari.

Zari, këngëtare e cila karrierën e saj e ka zhvilluar mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, në band, e shoqëruan muzikantë të mirënjohur si Rhani Krija, Christian Kappe, Visar Kuçi, Vladimir Gica dhe Gert Kapo. Ky koncert u realizua në kuadër të edicionit të 3 të festivalit JAZZ FEST TETOVA, dhe poashtu, në kuadër të festivalit në fjalë pritet që më datë 29 të këtij muaji koncert të mbajë edhe këngëtarja Rona Nishliu. JAZZ FEST TETOVA pritet të mbyllet më 25 tetor me Toni Kitanovskin dhe Ritmos Negros. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia