close
Bota

JEMEN: REBELËT KANË ZËNË ROB MIJËRA USHTARË SAUDITË

Houthi-600×360

Rebelët “Houthi” në Jemen thonë se i kanë zënë robër shumë ushtarë sauditë pas një sulmi të gjerë afër kufirit mes Jemenit dhe Arabisë Saudite. Një zëdhënës i rebelëve i tha BBC-së se tri brigada saudite janë dorëzuar afër qytezës saudite, Najran. Në anën tjetër, zyrtarët sauditë nuk e kanë konfirmuar apo mohuar një deklaratë të tillë. Koloneli Yahiya Sarea premtoi se të gjithë ushtarët e zënë rob do të shihen në një rrjet televiziv të dielën. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia