close
Bota

JERUZALEM: VRITEN TRE PALESTINEZË E PLAGOSEN 450 TË TJERË

largea_5612eb26c36188a0318b45b61444123243

Kriza në xhaminë Al Aksa, bombardimet ajrore në Gaza, vrasja e një çifti izraelit në Bregun Perëndimor, duket se ka eskaluar konfliktin mes izraelitëve dhe palestinezëve. Kjo u bë e ditur edhe një ditë më parë nga kryeministri izraelit, Natanjahu se “do bëjmë gjithçka për të mbrojtur vendin nga terrorizmi”.
Brenda 24 orëve të fundit janë vrarë 3 të rinj palestinezë, mes të cilëve edhe një djalë 13 vjeçar; ndërsa 450 të tjerë janë plagosur rëndë.
Përfaqësuesi i shtetit palestinez, Mahmud Abbas, ka kontaktuar kryetarin e OKB-së, Ban Ki Moon, duke kërkuar zgjidhjen sa më të shpejtë të krizës. /Agjencitë e lajmeve/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia