close
Rajoni

JO PËR CRVENA ZVEZDËN NË KOSOVË

Screenshot_1

Policia e Kosovës ndalon autobusin me lojtarët dhe tifozët


Policia e Kosovës ka dhënë urdhër për moslejim të hyrjes së autobusit me futbollistët e klubit të futbollit Crvena Zveda) i cili ka arritur të mërkurën në vendkalimin kufitar Jarinjë në veri të Kosovës. Lojtarët ishin nisur drejt Zveçanit për të zhvilluar takimin me Klubin e Futbollit “Trepça” nga Mitrovica Veriore, në kuadër të Kupës së Serbisë.

Futbollistët e ekipit Crvena Zvezda janë kthyer në Beograd nga vendkalimi kufitar në Jarinjë, ndërkaq që takimi me ekipin Trepça është shtyrë për të enjten. Në Jarinjë kanë qenë të pranishme forca të shumta të Policisë së Kosovës, si dhe hyrja në Kosovë u është ndaluar edhe tifozëve që ishin nisur drejt Mitrovicës së Veriut. Më herët, Federata e Futbollit të Kosovës, ka kërkuar nga Policia e Kosovës, që të mos lejojë zhvillimin e këtij takimi si dhe hyrjen e Klubit të Futbollit Crvena Zvezda në Kosovë.

“Jeni dëshmitar se cfarë ndodhi. Erdhëm të luajmë futboll dhe të merremi me sport. Kjo na u ndalua dhe na u pamundësua. FIFA dhe UEFA rekomanduan që ndeshja të zhvillohet, por institucionet e Kosovës u bënë të shurdhër ndaj këtyre rekomandimeve.” – tha Zvezdan Terziq, Sekretar i Crvena Zvezdës.

Sekretari i përgjithshëm Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka thënë që zhvillimi i ndeshjeve të klubeve të Serbisë në territorin e Kosovës, është provokim i pastër dhe shkelje e statutit të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA). Takimi ndërmjet ekipeve, Crvena Zvezda dhe Trepça nga Mitrovica Veriore, është e xhiros së 16 të finales të Kupës së Serbisë. Sipas shortit, takimi është dashur të zhvillohet në Zveçan në veri të Kosovës. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia